Aksident i rëndë trafiku me mbi 31 shqiptarë të plagosur, Spitali shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në vendin e quajtur Dedesh, në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës, përcjell Express. “Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftim.thumbnail- Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar. Më herët, lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dedesh”, në Komunën e Pejës. Fotot ekskluzive i gjeni në linkun poshtë huazuar nga express.

Post Author: inf