“Çkemi Albanian”, prestigjozja “New York Post” flet shqip, ja arsyeja – Krenari !

Gazeta prestigjoze “New York Post” ka shkruar sot në shqip fjalët “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe. Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, ndërsa të enjten u lajmërua se listës do t’i shtohet edhe gjuha shqipe. Të paktën 60 000 shqiptarë banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së. Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont. Kliko mbi foto dhe lexo artikullin e mrrekullueshëm – shpërndajeni.

Post Author: inf