30 thëniet e Robierto De Niros – Secila më e fuqishme se tjetra, Jeta dhe kuptimi i saj në disa rreshta !

1 – Njeriu mëson dy mësime më të mëdha në jetë: Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën. 2 – Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme. 3 – Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndjen atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh! 4 – Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë. 5 – Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni. 6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni. 7 – Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre. Vazhdimin dhe suppërthëniet tjera i gjeni në hapsirën poshtë ↓

8 – Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni. 9 – Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje. 10 – Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese. 11 – Njëherë dikush më tha: Mos e li veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda. 12. E di që është e rëndësishme t’i japësh kujtdo aq liri sa mundesh kështu që ata të mos ndjejnë se ka limite. Me çdo gabim që bëjnë, çdo gjë shkon mirë. Të mos jenë të frikësuar të provojnë gjëra të reja apo mos të besojnë tek vetja. 13 – Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim? 14 – Sot unë qesh më shpesh se sa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit. 15 – Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Nëse je me fat t’i kesh ato, atëherë je me fat. 16 – Kur isha i ri, nuk frikësohesha kur më thonin “Jo”. I them fëmijëve të mi, dhe kujtdo: Nëse nuk e provon, kurrë nuk e di. Nuk e merrja si refuzim “Jo-në”. Disa gjëra shkojnë kundër teje. Ke refuzime plot, por kjo është pjesa e bukur e jetës. 17 – Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se, si e ke bërë punën tënde? 18 – Nëse je ulur në karrigen e duhur, nuk do të të duhet shumë kohë për të kuptuar që je rehat në të. 19 – Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit! 20 – Do të ketë kohë, kur edhe më e mira jote nuk mjafton. Mund të ketë shumë arsye pse ndodh kjo, por për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë. Nëse merr notën më të lartë në shkollë, kjo nuk do të thotë se do të marrësh të njëjtën notë dhe në jetë. 21 – Nuk ka asgjë më ironike dhe kontradiktore se vetë jeta. 22 – Refuzimi mund të të pickojë, por ka shumë pak ndikim tek ty. 23 – Kur vjen puna te arti, pasioni duhet të jetë një gjendje e përhershme. Jo thjesht po ndjek ëndrrat, por po kap dhe fatin tënd. 24 – Nuk je përgjegjës për çdo gjë që ndodh, por je pjesë e saj. Duhet të vendosësh gjithçka nga vetja në gjithçka që bën. 25 – Nuk ke nevojë për fjalë për të shprehur ndjenjat. 26 – Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin. 27 – Është e rëndësishme të mos tregosh. Njerëzit nuk përpiqen për të treguar ndjenjat e tyre, ata përpiqen për t’i fshehur ato. 28 – Nëse ka një Zot, ai ka shumë përgjigje për të dhënë. 29 – Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty. Ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë? 30. Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet! Innfot e fundit në lidhje me listën e politikanëve të korruptuar e gjeni në foton poshtë.

Post Author: inf