Liqeni i mrrekullive – Ja në cilin fshat të Shqipërisë e gjeni, shëron qindra sëmundje !

Ekziston një liqen çudibërës në Shqipëri. Një liqen i kristaltë me veti të mrekullueshme për organizmin. Njihet me emrin “Liqeni i Zi. Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie (Shënepremte) në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Është liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastër dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mineralizim të lartë, dhe PH 7.5 – 8.39. Klikoni mbi foto dhe lexoni cilat sëmundje i shëron ↓

Po afron periudha e pikut të shfrytëzimit të këtij uji. 15 gushti deri 15 shtator qindra, në mos mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese. Aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë. Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por, rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë. Uji i Ftohtë kurativ është unikal në vendin tonë. Sëmundjet që mjekohen në pusin e Ujit të Ftohtë: Në gjuhën e popullit flitet se në Ujin e Ftohtë kanë ardhur në kuaj e kanë bërë banjë njerëz të sëmurë e të bllokuar nga reumatizmi dhe janë kthyer me këmbët e tyre. E studiuar më gjerë, indikacionet janë për shumë sëmundje. Në Ujin e Ftohtë shërohen: – Sëmundjet reumatizmale, gonartroza dhe koksartrosi, dy sëmundje bllokuese të gjunjëve dhe çapokut, të përhapura shumë sot në botë, me invaliditet të lartë e kosto të madhe; – artriti rheumatoid, që kap edhe moshën e re (që prek indin lidhor, kryesisht kolagjenin); – sëmundja e podagres, si sëmundje reumatike dhe metabolike; – sëmundje të kolonës vertebrale, palcës së kurrizit, të kyçeve të supit, bërylit, këmbëve, muskujve, tendineve, të nervave, neuromuskulare, të organeve genitale e sterilitetit.

Post Author: inf