Njihuni me çiftin shqiptar të cilëve një LIKE në Facebook ju kushtoi ndarjen !

Kujdes, një “like” në Facebook mund të rrezikojë një marrdhënie të konsoliduar shumë vjeçare, mund të prishë një familje. Sepse ky veprim për Arturin, ishte vazhdimi i një gabimi më të madh që ai kishte bërë vite më parë, duke shkelur kurorën bashkëshortore. Tek “Ka një mesazh për ty” ai ka treguar historinë 18 vjeçare të dashurisë me Manjolën me të cilën ka dhe dy fëmijë. Ata kanë patur plot peripeci që prej lidhjes së tyre por më e madhja ka kulmuar atëherë kur Manjola zbuloi se Arturi kishte një lidhje paralele. Por pavarësisht gjithçkaje, Manjola e gjeti forcën dhe i dha një shans tjetër vazhdimësisë së familjes me Arturin. Mesa duket dashuria e tyre ishte më e fortë se sa tundimet që vinin nga jashtë. Më shumë se kushdo, Manjola e dinte rëndësinë e familjes sepse prindërit e saj ishin divorcuar kur ajo ishte 7 vjeçe dhe dashurinë që duhej t’ia jepnin prindërit e gjeti tek gjyshërit. E ëma e braktisi ndërsa babai më shumë qëndronte në emigracion. Arturi është njohur me Manjolën kur ajo ishte 15 vjeçe dhe vinte për vizitë tek tezja e saj, në lagjen e Arturit që në atë kohë ishte 24 vjeç. Hapeni lidhjen blu dhe automatikisht ju shfaqen detajet ↓

Për shkak se familjet nuk ishin dakort për lidhjen e tyre, Arturi u detyrua ta “rrëmbejë” Manjolën pas gjashtë muajsh nga njohja e tyre. Kjo ishte sfida e tyre e parë sepse çdo gjë e ndërtuan bashkë, pa ndihmën e askujt.
Megjithse ekzistonin vështirësitë ekonomike, Arturi thotë se asnjëherë nuk ka munguar dashuria mes tyre. Ai e ka vlerësuar bashkëshorten për sinqeritetin, vullnetin dhe angazhimet që ka marrë përsipër për t’i ardhur në ndihmë familjes, duke bërë më shumë se një punë. Por gjatë këtyre viteve martesë, Manjola shpesh herë e ka pyetur Arturin nëse e donte apo jo. Kjo sepse asaj i ka munguar dashuria e prindërve dhe me ndarjen nga jeta të babait dhe gjyshërve, ndjeu akoma më shumë vetmi. Arsyeja e vërtetë e ardhjes së Arturit në studio tek “E diela shqiptare” ka qenë një shqetësim më i madh: Manjolës i është lëkundur besimi tek ai. Duke qenë aktivist në një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit egjiptian, Arturi thotë se e lidh puna me shumë persona, përfshirë dhe femra. Kjo e bën Manjolën të jetë xheloze por jo krejtësisht pa shkak. “Para 10 vitesh unë tradhëtova kurorën bashkëshortore dhe ime shoqe e vuajti….”, ka pohuar Arturi duke sqaruar se ishte shkëputur direkt nga ajo histori sapo ishte marrë vesh nga bashkëshortja. “Manjola për hir të familjes, të fëmijëve, e hodhi çdo gjë pas”, ka shtuar ai. Kaloi kohë dhe çdo gjë u kthye si më parë por sërish Arturi ra në të njëjtën grackë, me të njëjtin person. Këtë herë, jo tradhëti fizike por virtuale. Ai i kishte dhënë një “like” (pëlqej) një postimi në facebook të ish-it të saj dhe kjo gjë sërish u vërejt nga Manjola. Megjithese Arturi thotë se nuk kishte asgjë më tepër se një klikim i rastësishëm tek postimi i ish-it të saj, Manjolës i kanë lindur dyshime se ai po e tradhëton. “Për këtë kam ardhur t’i kërkoj falje, ndjesë për çdo gjë sepse e lëndova. Nuk bëra mirë që e lëndova sepse e ka lënduar jeta. Ajo më ka vetëm mua…”, është shprehur i penduar Arturi. Ai kërkonte që t’i jepte garanci për dashurinë e tij e të ruante familjen të bashkuar. “Mua më vret fakti që humba besimin tek ime shoqe, atë besim që unë dua ta rikthej. Nuk e di nëse duhet kohë… Por unë e kam sjellë sot për t’i dhënë një mesazh që e dua, nuk kam për ta tradhëtuar dhe do ta dua për gjithë jetën”. Përtej gjithë ankthit që përjetonte ai, Manjola e ka pritur me buzëqeshje momentin kur ka zbuluar se ishte Arturi personi përtej murit të studios që kishte një mesazh për të. “Për mua je një bashkëshorte shumë e mirë dhe një nënë e mrekullueshme pavarësisht që unë të kam lënduar. Prandaj të solla që të të jap këtë mesazh. Ishte një lëndim pa vetëdije dhe për këtë unë të kërkoj ndjesë. Unë të dashuroj”, i ka thënë Arturi bashkëshortes së tij e cila i është përgjigjur pozitivisht mesazhit të tij. “Edhe unë të dashuroj”, tha Manjola e cila po ashtu i konfirmoi besimin Arturit, atë që ai donte më shumë këto kohë. Ai është çliruar por edhe habitur nga përgjigja bujare e gruas së tij. E mesa duket këtë herë Arturi ka folur me zemër në dorë, sepse ta pranojë publikisht tradhëtinë e të kërkojë të rifitojë besimin e bashkëshortes, nuk është aspak e lehtë. Edhe këtë herë, megjithse i dyti rast, Arturi pati fat sepse Manjola i dha shansin për të vazhduar si një familje e lumtur. Nëse për këmbësorët që ecin në rrugë thuhet “kujdes ku shkel” për përdoruesit e facebookut duhet thënë “kujdes ku klikon”.

Post Author: inf