Njihuni me inxhinjerin shqiptar që po ndërton urën Metropolinate më Dubai !

Arkitektë e inxhinierë ndërtimi shqiptarë kanë gjetur veten në të gjitha anët e botës. Ata po ideojnë e ndërtojnë projekte të mëdha, duke qenë dora kryesore e tyre. Lufta e fundit në vend e dërgoi si refugjatë në Itali, pa e ditur se aty do të ndërtonte të ardhmen në inxhinierinë e ndërtimit. 30 vjeçari, Esad Mehmeti nga Mitrovica ishte vetëm 11 vjeç kur kishte shkuar në Itali, e që atje edhe u shkollua e punoi në inxhinierinë e ndërtimit shiko ne vazhdim duke shtypur me posht Në vitin 2014 i kishte dhënë fund studimeve me një tezë për Digën e Gazivodës në Kosovë, konkretisht projekt për simulimin e rënies se digës dhe në bazë të rezultateve të modelit matematikor, parashikimi i nivelit te ujit në luginë deri në qytetin e Mitrovicës. E, vetëm dy vjet më vonë ai bëhet pjesë e kompanisë së madhe italiane Rizzani de Eccher, në të cilën vazhdon të ushtrojë profesionin. Duke qenë se puna e tij ka të bëjë me urat, ai konsideron se Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për ndërtimin e shumë të tillave, duke marrë parasysh terrenin malor që kanë. Hapeni linkun dhe shikoni perlat infrastrukturore të tij.

Post Author: inf