Shqiptarja zgjidhet Miss Mançesteri: Jam krenare që jam shqiptare…

Në mesin e shumë konkurenteve ajo arriti ta fitoi kurorën e më të bukurës së Mançesterit. Është kjo 21 vjeçarja nga Kosova, Fatime Gashi. Ajo ishte vetëm dy vjeçe kur familja e saj në vitin 1999 si refugjatë filloi jetën e re në Manchester, saktësisht në Salford. Fatimja për Indeksonline ka treguar për jetën e saj, profesionin, lidhjen me Kosovën dhe planet në te ardhmen. “Prej që kam qenë fëmijë gjithë familja (babi, nana, tezet, dajtë) më kanë thanë Miss Anglia, Miss Bota, bile djali i tezës gjithë më ka thirrë Miss Anglia. Ama gjithë kam thanë që po ma bajnë qefin, por kurrë nuk e kam paramendu që hi në konkurencë, e që do të fitojë asesi, hala po me duket si ëndërr”, rrëfen bukuroshja teksa shpreh emocionet e saj pas rrëmbimit të kurorës si ‘Miss Manchester’. Hapeni lidhjen dhe shikoni fotot e perëndeshës shqiptare që pushtoi mediat botërore.

 

 

Post Author: inf