Lajm i keq për ithtarët e komunizmit – Ndalohet me ligj Partia Komuniste si dhe dënim me burg për manifestuesit

Pas përplasjes së fundit mes simpatizantëve dhe ish-deputetëve të PD-së me veteranët tek Varrezat e Dëshmorëve, si duket ka shtyrë demokratët për hartimin e një projektligji ekstrem në llojin e tij. PD ka finalizuar projektligjin për ndalimin e çdo simbolike komuniste. Hrupi i punës në këtë nismë përbëhej nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekurpolitikë pas asistencës së CDU-së gjermane. Në këtë projektligj parashikohet që me ligj të ndalohen simbolet e diktaturësdhe portretet e bashkë-udhëheqësve të saj. Dokumenti prej 12 faqesh, i siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, në një nga pikat thelbësore të saj ka ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës. Vendimin e plotë dhe dokumentin zyrtarë e gjeni në foton poshtë.

Post Author: inf