Shkodranja që mbathi ambasadoren e BE-së: Deri kur do lejoni dhe ndihmoni bandat kriminale për të udhëhequr Shqipërinë ?!

Gjatë ditës së sotme Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në një vizite në Shkodër në kuadër të Javës së Europës, i është përgjigjur pyetjes së një studenteje shkodrane e cila iu drejtua ambasadores me fjalët: Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale? Në përgjigje të pyetjes Vlahutin u shpreh se ajo ndodhet prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë. “Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me koleget zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë”, tha ajo. Sakaq Fax web raporton, se studentja e cila ‘vuri me shpatulla pas murit’ ambasadoren, quhet Kristina Tonaj dhe është anëtare e Partisë Demokratike në Shkodër. Kliko mbi foto dhe shiko pamjet ekskluzive.

Post Author: inf