Sulmi ndaj Kosovës do llogaritet sulm ndaj Shqipërisë dhe NATOS-s deklaron komandanti i KFOR-it !

Derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj Shqipërisë, KFOR-it e ndaj NATO-s, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n. “NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu”, ka thënë komandanti i KFOR-it në një intervistë për Zërin. Ai ka thënë se Kosova nuk mund të ketë ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë, por mund të rritet influenca ruse këtu. “Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën. Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë”, ka shtuar ai. Reagimin e plotë dhe detajet i gjeni në lidhjen e mundësuar nga lajmetefudnit.

Post Author: inf