Tragjike – Humb jetën shqiptari në Greqi, freza e punës e pret në mes !

Një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Patra të Greqisë paraditen e sotme pasi është aksidentuar rëndë gjatë kohës që po punonte. Ai ishte emigrant në qytetin grek dhe punonte në një fermë në Sagaika Akai. Mediat greke raportojnë se identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë me dije. Shqiptari kishte marrë dëmtime të rënda në pjesën e barkut pasi është goditur nga një frezë. Megjithëse është transportuar menjëherë në spital, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. Pamjet e tmerrit i gjeni në foton poshtë – kujdess !

Post Author: inf