Albërie Hadërgjonaj – U ndava nga princi pasi nuk prekte enë me dorë dhe…

Alberie Hadërgjonaj është nga ato femra që na ka vërtetuar se mosha është thjesht një numër. Prej vitesh në ekranet shqiptare e kjo ka bërë që të jetë shumë e komentuar në mediat rozë. Mirëpo Albëria ka vite që është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe sonte ka habitur me përgjigjen që ka dhënë kur u pyet “Në Kurthin e Piter Pan” për arsyen e ndarjes. E pyetur nga fëmijët se pse u nda nga princi i saj i kaltër, Albëria i tha: “S’prekte enë me dorë, i laja gjithmonë vetëm unë. Ti i thashë në shtëpinë tënde, unë në timen.”- tha këngëtarja. Albëria gjithashtu zbuloi një detaj që e bëri për të qeshur publikun. Ajo tregoi se ishte ushqyer me gji deri në moshën 7 vjeçare dhe këtë gjë ish-burri e kishte përdorur kundër saj gjatë një debati. “Normal që s’mbush ti se ke pirë cicë deri 7 vjeç.”- i kishte thënë ai Albëries, fjali e cila shkaktoi reagime të mëdha tek fëmijët dhe publiku. Videon ekskluzive e gjeni në hapsiren e kalter.

Post Author: inf