Hapet gropa e madhe brenda natës – Tmerrohen banorët !

Banorët në Zelandën e Re janë alarmuar pasi një gropë e madhe është hapur papritur. Sipas ekspertëve, ajo mund të jetë më e madhja në këtë shtet. Vrima gjigante, me madhësinë e dy fushave futbolli dhe e thellë sa një ndërtesë 6 katëshe, u hap javën e shkuar ngjitur me një fermë kafshësh, pranë Rotorua. Sipas vullkanologut Brad Scott, shirat kanë dobësuar në mënyrë të vazhdueshme shtresat nëntokë, gjatë një periudhe më shumë se 100 vjeçare dhe shirat e fundit kanë përshpejtuar procesin. Gropa gjigande ka shkaktuar shqetësim për fermerët e zonës, të cilët janë detyruar që të vendosin një gardh përreth hapësirës së gjelbër ku mbajnë kafshët, nga frika se mos ato bien brenda. Kliko mbi foto dhe shiko pamjet ekskluzive…

Post Author: inf