Llava e vullkanit del në rrugë, ja sa shpejt e shkrin veturën – E frikshme

Vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të Hawai’t filloi të nxjerrë llavë mbi sipërfaqen e tokës javën e kaluar U organizua evakuimi masiv, ndërsa llava shkatërroi më shumë se 20 shtëpi. Fuqia e frikshme llavës vullkanike është kapur nga syri i kamerës në njërën prej rrugëve në Hawai. Në video shihet se si llava ngadalë del nga pylli në rrugë, dhe pastaj e arrin një veturë të tipit Ford Mustang, fillon t’a shkrijë atë sikur të ishte yndyrë. Videoja është incizuar në Leilan Estates në afërsi te Pahoa. Aktiviteti i vullkanit shkaktoi edhe një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit, që e goditi ishullin të premten. Ishte ky tërmeti më i madh i regjistruar në Hawai 42 vitet e fundit. Kliko mbi foto dhe shiko pamjet.

Post Author: inf