Rita Ora do dridh Shqipërinë përsëri. Shqiptarja më e famshme në botë tregon surprizën !

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka emocionuar publikun me koncertin e saj në Tiranë rreth 6 vite më parë ku sapo kishte marrë famë ndërkombëtare falë hitit “R.I.P”. Pak javë më parë u përfol se ajo mund të rikthehej sërish në kryeqytetin shqiptar kjo sepse herë pas herë ajo postonte foto nga kujtimet në Shqipëri e Kosovë duke shprehur shumë mall dhe dashuri për vendin e saj. Ardhja e saj është konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kjo verë do të jetë e paharrueshme. Rita do të jetë e pranishme në një koncert në Sheshin “Skënderbej”, ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, më datë 3 qershor. Hapeni lidhjen dhe shikoni postimin e të madhes !

Post Author: inf