Mjekët nxjerrin detajet për vdekjen tragjike të jetimes nga Vlora ?! Dhimbje…

Anxhela Kasaj është 18-vjeçarja, e cila ndërroi jetën rreth mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Ajo ishte nxënëse në shkollën e mesme “Jani Minga” në qytetin bregdetar. E reja ka humbur ndjenjat paraditen e sotme teksa ndodhej në klasë. Nxënësit dhe mësuesja i kanë dhënë ndihmën e parë, por është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital, me shpresën se Anxhela do të rikthehej sërish shëndoshë e mirë në bankat e shkollës. Edhe pse dy auto-ambulanca kanë shkuar në dyert e shkollës “Jani Minga”, vajza nuk ka arritur të mbijetojë. Ajo ka ndërruar jetë, ndërsa fillimisht shkaqet e vdekjes u cilësuan si natyrale. Mjekët konstatojnë se Kasaj vuante nga epilepsia dhe ka qenë ndonjë krizë ajo që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e saj. 18-vjeçarja Anxhela Kasaj ishte jetime dhe jetonte prej vitesh me gjyshen. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Detajet dhe pamjet e dhimbshme i gjeni në hapsirën poshtë.

Post Author: inf