Nga azil-kërkues sot deputet në Bundestag, njihuni me deputetin shqiptar të Merkelit ! Krenari

Një shqiptar ia ka dalë të fitojë një mandat deputeti në Gjermani. Ai është Kolë Gjoka, i cili tashmë është detputet i CDU në Gjermani. Një ngjarje e pazakontë për në realitetin gjerman, por 48 vjeçari nga Mirdita, dikur azilant në atë shtet, duket se ka ecur përpara ndërkohë që tentativat e tij te mëparshme për të qenë deputet i partisë së Merkelit, kishin dështuar. Zgjedhjet u mbajtën dy ditë më parë për këshillin e ri të Pinnebergut. CDU, sipas informacionit zyrtar në faqen e partisë, shënoi një rritje me 35.5 përqind të votave dhe fitoi 22 nga 62 vendet në këshill. Në parti, mbante pozicionin e anëtarit të bordit këshillimor, anëtar i grupit civil e zëvendës në Komisionin për cështjet sociale e të barazisë gjinore. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1996 dhe aplikoi si azilant në Gjermani. Më pas, aktivitetin e vazhdoi si biznesmen, derisa vendosi të përfshihet në listat e CDU. Klikoni mbi foto dhe lexoni detajet e mrrekullueshme rreth historisë së lavdishme të tij.

Post Author: inf