Duke shëtitur nëpër Turqi mësova historinë tonë !

Kadare thotë: “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. – E shikoni atë ngjyrën e gjelbër përgjatë Dardaneleve?… Pikërisht atje janë shtrirë pellazgët tanë emigrues dorikë dhe jonianë (dhe jo grekë)! Dhe po të vazhdosh më në jug-lindje, atëherë njihesh me ata qe quhen pryget/fryget, hititë, lidët/etruskët, aramaikët, etj. (VatianKol) Atje thellë në Anatolinë (sot) turke; “Turistët nuk shkojnë për të mësuar historinë që do të shikojnë, por për të parë historinë që kanë “mësuar”! Historia është e shkruar dhe e evidentuar, dhe jo e imagjinuar sipas fantazisë së dëshirave! Logjikoni vetëm pak dhe të krijojmë paralelet se çka ndodhur në disa periudha kohore që nga pellazgët, ilirët, arbrit dhe së fundi shqiptarët! Hapeni foton poshtë dhe lexoni detajet historike ↓

1.Mbretëritë dardane, hitite, frigje etj.,etj., u zhdukën dhe u shkatërruan nga hordhitë aziatike. Nëntoka e tyre fsheh histori marramendëse se cilat ishin kultura, gjuha dhe raca jonë. Ne heshtim. 2.Tkurrja e territoreve ilire dhe me luftrat romake -ilire erdhi deri tek shkatërrimi i mbretërive ilire në Gadishullin Ilirik. Zhdukja apo dobësimi i ilirëve solli depërtimin e sllavëve në Gadishullin Ilirik. Qendrat politike, kulturore, tregtare u zhdukën krejtësisht si pasojë e luftrave shekullore. Ilirët ishin të rrezikuar si nga lindja po ashtu edhe nga depërtimi i sllavëve të jugut. Qendrat më kryesore të kësaj kulture u përvetësuan nga sllavët, si Nishi, Zara, Dubrovniku etj.,etj. Gërmadhat e asaj kulture ndodhen në nëntokën e pushtuesve të rinj. Ne akoma heshtim. 3.Koha e Bizantit po ashtu filloi me përvetësimin e sllavëve të besimit fetar, asimilimin e arbërve me ndihmën e klerit sllav. Ne heshtim. 4.Luftrat e Arbërit kundër sllavit sollën lodhjen e tyre që më në fund e shfrytëzuan hordhitë aziatike prapë për të zhdukur nga faqja e dheut edhe atë copë Shqipërie që kishte mbetur. 500 vite dhe kjo Perandori gati zhduki kujtesën kombëtare të shqiptarëve, zhduki krenarinë për heronjtë tanë, asimiloi një pjesë të popullit duke hipnotizuar me një gjumë shekullor që kurrë mos ta njihnim vetveten. Pra, luftrat sllave, romake, bizantine dhe aziatike kurrë nuk janë ndalur së pushuari kundër nesh pasi përvetësimi i kulteve fetare, kultura, arkitektura dhe gjuha kanë qenë pikëqëllimi e tyre për të na zhdukur dhe kjo do të vazhdojë derisa ne do të biem në grackën e tyre duke mohuar historinë tonë që nga hititët, dardanët, lejlekët, etruskët e deri tek fenomeni i fundit iliro-shqiptar. Pra, nga pellazgë u bëmë ilirë, nga ilirë u bëmë arbër dhe nga arbër u bëmë shqiptarë. Pse vallë? Kjo është rruga që me pak fat kemi mundur të mbijetojmë në mijëvjeçarët e fundit dhe mos harrojmë se nga gabimet e së kaluarës duhet vepruar dhe të mësojmë prej historisë sonë tragjike. Të gjithë këta uzurpues shekullorë tentojnë edhe në ditët e sotme duke qenë një hap përpara vetëm e vetëm që historia e vërtetë kurrë të mos zbulohet.(Rino Rolin)

Post Author: inf