Eugenti i çmendi fqinjët racista – Shikoni si kanë reaguar racistët grek. Hajdutë të pagdhendur, flliqësira, vafshi në djall ishin disa nga komentet !

Eugent Bushpepa arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision, por krahas gëzimit që u ka dhënë shqiptarëve, ka xhindosur edhe shumë fqinj, të cilët dihet se sa na i duan të mirën. Kanë qenë mediat greke ato që prej disa ditësh përmendin e nuk ndalen së foluri për shqiptarin, por kuptohet, asnjëherë mirë. Ata vijojnë të mos e pranojnë kualifikimin e Bushpepës, ndërkohë që Greqia ngeli jashtë netëve finale. Në rrjetet sociale ka plasur një histeri masive me sharje e ofendime kundrejt të riut shqiptar. Grekët e quajnë Shqipërinë “vendi i gayve” dhe nuk ngurojnë të ironizojnë, teksa shprehen që vitin e shkuar, këngëtari ynë u “ka shtruar pllakat. Këto janë disa nga komentet: “Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne Grekët, çfarë do dëgjojmë tjetër tani, ne kishim edhe këngëtarë me mikrofona atje lartë, jo hajdutë të pagdhendur dhe të pashkolluar” “Ky këngëtari i Shqipërisë na ka shtruar pllaka vjet në shtëpi” “Të kalojë Shqipëria dhe Irlanda që janë gay që kapen dorë për dore dhe mos të kalojë Greqia?? Kjo është e tmerrshme domethënë. Vafshi në djall!” “Ussttt, o flliqësira, kaloi Shqipëria dhe Bullgaria dhe ne na lanë mënjan, këta janë fqinjët tanë, të na rrojnë!” Komentet tjera katastrofale i gjeni në linkun blu.

Post Author: inf