Më shpejt të sjellin kokainën se picat, trafikantët shqiptarë dridhin Europën !

Media britanike i kushton tjeter vemendje trafikanteve shqiptare te cilet e sjellin kokainen ne shtepi per bleresit me shpejt edhe se pica. Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se bandat shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës së trafikuar në Britani. Të dhënat e para nga The Times tregojnë numrin në rritje të vrasjeve, plagosjeve me thikë dhe krimet të tjera të dhunshme. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se pastërtia e kokainës që po futet në këtë shtet është shkaku i rritjes së dhunës. Një tabelë liston më shumë se 4 600 banda të rrezikshme të krimit të organizuar që operojnë sot në Britani, ashtu sikurse edhe kombësitë e tyre. Të dhënat tregojnë se shqiptarët, të cilët për herë të parë që prej 2017-s ia kanë kaluar rumunëve, megjithatë kriminelët britanikë mbeten në krye të listës. Trafiku i qenieve njerëzore, ashtu sikurse pastrimi i parave është rritur ndjeshëm dhe kokaina tashmë po shpërndahet gati çdo 15 minuta në Angli dhe Skoci. Qendra Globale e Survejimit të Drogës, me bazë në Londër, zbuloi se disa prej personave të marrë në pyetje deklaronin se droga e Klasit A mbërrite më shpejt se pica. Klikoni mbi foto dhe shikoni kush janë kokat e drogës.

Post Author: inf