Deputeti racist grek nuk gjen qetsinë – Deri dje nuk kishin këpuc për të veshur sot na bëjnë shqiponjën !

Mardhëniet Greqi-Shqipëri shfaqin herë pas here tension sidomos kur bëhet djala për patriotizëm. Racizmi grek vazhdon të jetë prezent edhe në ditët e sotme. Këtë e tregon hapur, deputeti Elias Kasiardidis i “Agimit të Artë”, parti e ekstremit të djathtë grek. Ai nuk ka kursyer tonet raciste ndaj shqiptarëve duke sulmuar ashpër Ergys Kaçen dhe këngëtaren me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira. Ju i shihni kush janë shqiptarët, e shihni në rastin e festivalit në ‘Eurovision’ ku u reklamua një këngëtare që tha se nuk ishte shqiptare. Tha se ishte nga Guatemala, Nikaragua. Disa futbollistë a këngëtarë të dështuar shqiptarë, fitojnë para në Greqi, pasi këtu ka shumë budallenj. Ata pastaj fillojnë të veshin fanella të UÇK, fanella të Shqipërisë. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë Kushdo që beson te ata, reklamon Shqipërinë e Madhe jashtë Greqisë”, ishin fjalët e deputetit grek. Megjithëse jo e dretpërdrejtë, deklarata e tij u kuptua qartë, pasi futbollisti i kombëtares shqiptare pozoi para disa vitesh me fanellën e UÇK-së dhe partia e tij kërkoi përjashtimin e mesfushorit shqiptar nga Greqia. Në lidhjen poshtë e jeni reagimin e plotë të tij !

Post Author: inf