Finale shqiptarësh në Eurovision. “Shqiponja” shfaqet sërish – çmenden sërbët dhe grekët !

Ky Eurovision ishte paralajmëruar se do të ishte festivali shqiptar europian i këngës, e ndërsa më parë vinte vetëm me zërin e tyre të fuqishëm, tashmë po shfaqet edhe me figurë. Fillimisht siguruan finalen dy këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Eleni Fureira në natën e parë gjysmëfinale, shqiptari tjetër Ermal Meta i ka pritur për në finalen e madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë. E pas shqiponjës mes Eugent Bushpepës dhe Eleni Fureiras një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës që përfaqëson Italinë. Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton në rrjetet e tij sociale, si edhe bashkangjitur me të ka qenë edhe një foto që ai ka realizuar me Eleni Fureira, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron. Kliko mbi foto dhe lexoni komentet raciste të sllavëve.

Post Author: inf