Greqia dërgon në parlament Memorandumin e Bashkëpunimit me Shqipërinë, ata janë fqinjët më korrekt dhe…

Shumica e pjesëmarrësve në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes kanë miratuar projektligjin e Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me Memorandumin e Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Në favor kanë votuar partitë e koalicionit qeveritar Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe parti opozitare si Potami. Georgios Katrougkalos, zv/ministër i Jashtëm, u shpreh:

“Nënkuptohet që nuk e shohim situatën të lehtë dhe që të pranojmë statusin e fillimit të negociatave do të parashtrojmë edhe parakushtet të cilat ju thatë, përveç atyre që përmenda, si respekti i vlerave europiane, shteti i së drejtës, të drejtat njerëzore dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”. Partitë e mëdha opozitare, Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës kanë shprehur rezerva duke theksuar gjithsesi se janë pro perspektivës integruese të Shqipërisë. Georgios Koumoutsakos i Demokracisë së Re, deklaroi: “Projektligji për të cilin diskutojmë duhet të kishte dy korrigjime. Së pari, çfarë sjell në këtë bashkëpunim pala tjetër dhe së dyti një klauzolë dashamirëse kushtëzimi, e cila nuk do të hapet nëse pala tjetër kryen akte të cilat do të bënin Greqinë, Athinën dhe Ministrinë e Jashtme të rimendonin funksionimin e saj”. Kundër kanë votuar për arsye të ndryshme Partia Komuniste dhe Agimi i Artë, deputetët e të cilit edhe një herë kanë shprehur, përveç argumentave të tyre politike, edhe retorikën e tyre të urretjes. Ilias Kasidhiaris i Agimit të Artë tha: “Vetë ai shteti shqiptar të cilin Syriza kërkon të mbështesë sot nëpërmjet BE-së, është një shtet kriminel dhe trafikant droge. Vetë Edi Rama është ai i cili si një maestro drejton gjithë trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në gjithë vendet e Europës”. Komisioni ka propozuar që projektligji të votohet nga Parlamenti pa asnjë ndryshim në ditët në vijim. Hapeni foton dhe lexoni vendimin përfundimtarë.

Post Author: inf