Despacito me koncert në Shqipëri-Tiranë, Ky është çmimi marramendës për realizimin e koncertit !

Daddy Yankee vjen më 27 korrik në Tiranë. Kështu kënga që pushtoi botën “Despacito” do të performohet verën e këtj viti në kryeqytet. Ndërsa prej kohësh kanë nisur edhe përgatitjet për pritjen që do i bëhet mbretit të muzikës reggaetón, siç njihet ndryshe Daddy Yankee. Ndërsa sheshi ‘Skënderbej’ do transformohet atë mbrëmje në “Daddy Yankee Square”. Edhe pse do edhe pak kohë që këngëtari të vijë në Tiranë kanë nisur shitjet e biletave online. Ajo që vihet re janë çmimet marramendëse të afishuara në internet duke filluar nga 17,50 euro deri në 40,00 euro. Çmime tepër të larta këto krahasuar me të ardhurat e një vendi si Shqipëria, të cilësuar si një nga vendet më të varfëra në Europë. Shihni listën e mëposhtme të çmimeve. Theksojmë se këto janë vetëm online, nëse bileta nuk blihet në formë elektronike ka çmin tjetër. Klikoni mbi foto për të bërë rezervimet online ↓

Post Author: inf