Lajmi i fundit – Kompanitë e basteve nxjerrin fituesin është Shqiptar !

Sot është nata e madhe e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet. Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena. Në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës. Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira. E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit. Klikoni mbi foto dhe shikoni koeficientët e fundit.

Post Author: inf