National Geographic ia prezanton botës – Bunkerët e Shqipërisë, Dikur këto ishin…

Bunkerët e Shqipërisë kanë qenë në fokus të National Geographic në seksionin “Travel” të tij. Dikur, thotë shkrimi këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim. “Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit. Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë. Klikoni mbi lidhjen poshtë dhe shikoni dokumentarin e mrrekullueshëm.

Post Author: inf