Profesori amerikan u tërheq vërejtje shqiptarët – Nuk ju mposhtën me luftë por po ju mposhtin me seriale !

Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut, paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën për rrezikun e ndikimit turk dhe thotë se është e qartë se objektivi i Recep Tayyip Erdoganit është të zgjerojë kontrollin e tij në Ballkan. Alon Ben-Meir, një studiues në Qendrën për Çështje Globale të këtij Universitetit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se udhëheqësit e Shqipërisë e kanë akomoduar Turqinë për shkak të interesave reciproke dhe se ata duhet të distancohen nëse duan të afrohen me BE-në. Profesor Ben-Meir foli me kolegen Keida Kostreci edhe për ndikimin turk në Kosovë. Ai vuri në pah se Turqia po ua imponon Ballkanasve dhe botës kulturën e saj nëpërmjet serialeve. Hapeni lidhjen poshtë dhe shikoni çfarë analize të detajuar ka bërë.

Post Author: inf