E mbyti foshnjën e posalindur dhe e hodhi në plehra – Shqiptarja trondit…

Një adoleshente shqiptare dhe nëna e saj janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë mbytur dhe hedhur në koshat e mbeturinave një foshnjë të sapolindur. Sipas mediave greke, shqiptarja 19-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë shtatzënë me një djalë, të cilit nuk i kishte dhënë detaje mbi shtatzëninë. Pasi ka sjellë në jetë të voglin, e ndihmuar nga e ëma, vajza i ka mbyllur atij gojën, që të mos dëgjoheshin të qarat, e më pas e ka mbytur me duar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Petropulis në verilindje të Athinës. As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës. E reja nuk shoi në spital për të sjellë në jetë foshnjen, por e lindi atë në shtëpi. Të voglin raportohet se e futën në një qese të zezë dhe e hodhën në koshin e plehrave. Më 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm. Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan. 19-vjeçarja dhe e ëma pranuan krimin.

Post Author: inf