Kur ke ndërmend të martohesh se mbete në derë ?!

E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka qenë dhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga e shoqëruar dhe nga djali i saj Fernando. Çili një nga femrat më të bukura të ekranit, ka folur për jetën e saj në skenë si dhe ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private. ‘A do martohesh mi goc se mbete beqare.’ e ka pyetur një prej fëmijëve. ‘Une e kam një burrë të vogël që quhet Fernando’ ka thënë Çiljeta për djalin e saj. Me anë të Alketës Fernando pyeti mamain e tij Çiljetën nëse do i bënte një bebe tjetër. Feranando ka kërkuar një vëlla të vogël. ‘Me kësmet’ ka thënë Çiljeta duke mos mohuar dëshirën për të shtuar familjen.

Post Author: inf