Pamje si ne filmat horor – Mushkonjat pushtojnë qytetin !

Mushkonjat janë duke rrethuar shtëpitë dhe jo vetëm në rajonin Voronezh të Rusisë me shumë njerëz të frikësuar për të dalë jashtë mes raporteve të vdekjeve të kafshëve shtëpiake. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me gjithë përpjekjen e autoriteteve për të “ndaluar” insektet gjakpirëse, numri i tyre po rritet. Bëhet e ditur se moti i nxehtë dhe përmbytjet rekord kanë krijuar kushte ideale për mushkonjat, duke ndihmuar në shumimin e tyre. Pushtimi i insekteve ka prekur të paktën gjashtë zona në rajonin Voronezh. Njerëzit vuajnë nga kafshimet e kruarje dhe ënjtje dhe thonë se është “e pamundur” të dalin nga shtëpitë e tyre. Fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë pasi ato menjëherë i “hanë të gjallë”. Edhe në shtëpi njerëzit gjejnë strehë të vogël, pasi insektet arrijnë të zvarriten nëpër çdo çarje që mund të gjejnë. Jashtë gjithashtu është keq, sepse ato mund të shihen në turma.

Post Author: inf